Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë reaguar për largimin nga jeta në mënyrë të papritur të gazetares Adelajda Xhamani. Postime të ndjera kanë mbushur plot dje dhe sot rrjetet sociale.
Një mesazh ngushëllimi për humbjen e Adelës ka shkruar dhe mamaja e Bjordit, ish-të dashurit të moderatores dhe gazetares. Antoneta Nushi i ka kushtuar një shënim shumë prekës në faqen e saj në “Facebook”.
“Me dhimbjen që nuk ma përballon shpirti, po te shkruaj e dashura Adelajda.. Ti hyre në jetën tonë, me çiltërsinë tende dhe lë aty vetëm dashuri…. Ishe një nga krijesat më speciale dhe më korrekte që kam njohur deri tani dhe do të mbetesh gjithmonë në shpirtin tim si modeli i vajzës së vërtetë shqiptare. Një gjë nuk e bëre mirë zemra ime….nuk mendove për mamin tënd që të kishte piķë të dobët , e siç e thërrisje ti (mbretëresha ime). Nuk dua ta besoj akoma ikjen tende kështu papritur, por jam e bindur, që Zoti të cilin ti i besoje dhe e doje shume, të përzgjodhi për veten e tij.
Sigurisht atje në Parajse do të shkëlqesh si një YLL dhe do të jesh Engjëlli më i bukur dhe më i vlefshëm.. I pa harruar kujtimi yt…. Te puth fort. Adelajda Xhamani”.