Noizy me rastin e festës së femrës, ka publikuar klipin e tij më të ri me titull “Mbretëresha ime”, të cilën ia ka kushtuar nënës së tij.

Për mamanë e reperit, kjo ka qenë një surprizë e vërtetë dhe jashtëzakonisht emocionuese, siç duket edhe nga videoja që ai ka postuar në Instagram.

Me mbesën në krahë dhe e shoqëruar nga bashkëshorti, nëna e Noizy-t shpërthen në lot, ndërkohë që në vargjet e këngës i biri i kërkon falje për gabimet e bëra. 

"Të dua mam!"-ka shkruar Noizy në përshkrimin e videos.