Automjeti ku Smaller, 10 vjeç dhe 4-vjeçarja Lilly ndodheshin po drejtohej nga nëna e tyre, 35-vjeçarja, Mary McCann, dhe ata po ktheheshin nga një ditëlindje në Britaninë e Madhe.
Makina u përplas me një kamion, ndërsa fëmijët nuk kishin vendosur as rripat e sigurimit.
Sipas “The Sun”, nëna e papërgjegjshme po ngiste me shpejtësi 115 km/h në një korsi ku shpejtësia e lejuar ishte 95 km/h.
Dhe më e keqja ishte se McCann drejtonte mjetin e dehur, teksa pas testit të alkoolit ajo rezultoi se kishte sasi të larta në gjak.
McCann u arratis për një javë dhe nuk u paraqit në Gjykatë për tu përballur me drejtësinë pas funeralit të fëmijëve të saj, ndërsa tani është burgosur dhe është dënuar me 4 vjet e 1 muaj burg pasi u deklarua fajtore për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i pakujdesshëm nën ndikimin e alkoolit.
Ajo gjithashtu u ndalua të drejtonte makinën për shtatë vjet e dy javë.
35-vjeçarja së bashku me fëmijët po kthehej nga një festë ditëlindjeje kur ndodhi tragjedia. McCann u përplas me pjesën e pasme të kamionit.





