Rita Ora ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e saj, Vera Orën, të cilën e kemi parë shpesh t’i komentojë edhe në rrjete sociale të bijës.

Ditën e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5″, Vera tregoi disa detaje për këngëtaren që nuk i dinim.

Mjekja zbuloi se edhe ata janë një familje normale dhe kur mblidhen të gjithë bashkë, secili kontribuon në punët e shtëpisë, përfshirë edhe Ritën.

Këngëtarja merret edhe me larje enësh, edhe ndihmon të ëmën në gatim në mënyrë që edhe ajo vetë të mësohet.

“Unë Ritës i them: “Mam, ti je super yll, por çdokush në punën e tyre janë super yje. Domethënë të gjithë e kemi një rol sadopak në shoqëri dhe për ne s’ka dallim.

Rita e di që ne jemi një familje normale, domethënë Rita e di që ajo duhet të lajë enët, duhet të pastrojë banjon. Edhe përgatit ushqimin duke më ndihmuar mua dhe mësohet me rregulla”, – tha Vera.