Era Isterfi është një nga këngëtaret e reja më të suksesshmë dhe më të ndjekura për momentin. Ajo gjithnjë është komentuar për look-un e saj ekstravagant dhe për zërin e bukur. Këngëtarja kosovare tashmë me përmasa evropiane është mjaft e pëlqyer edhe nga të famshmit.
Ajo sot ka marrë një koment poziti edhe nga nëna e Rita Orës, Vera e cila e ka komplimentuar për ndryshimin në look-un e saj.
“Veshje e këndshme” shkruan Vera në foton e fundit të postuar në Instagram, nga këngëtarja.
Kujtojmë që Sony Music kompania me të cilën Era nënshkroi sot kontratën e parë ndërkombëtare, është kompania ku Rita Ora është duke punuar projektet e saj muzikore.