Këngëtari i njohur, Robert Berisha ka humbur sot një prej personave më të shtrenjtë të jetës së tij. Përmes një postiminë Instagram, ai ka dhënë lajmin e hidhur, se mamaja e tij Teuta, është ndarë nga jeta.
“Pusho e qetë mami im për ty me shkrujt kam shumë, por po e lë me kaq”– shkroi ai, krahas një foto me të ëmën.
Ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Teuta Berishës, ka shprehur edhe këngëtarja Nora Istrefi, e cila preku me fjalët dedikuar ish-vjehrrës.
Ajo u shpreh se Teuta ka qenë gjithmonë shoqja e saj më e mirë dhe se e kanë dashur shumë njëra-tjetrën.
“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashur dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë dhe në paqe Teuta,”- shkroi këngëtarja krahas fotos së ish-vjehrrës dhe vajzës së saj, Renee.





