Në një dalje për mediat, nëna e Sabrina Bengajt e pranishme në momentin kur ish-dhëndri i vrau vajzën ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja e rëndë.
Ajo ka treguar se vajzën e shoqëronin vazhdimisht kur dilte pasi kishin frikë nga ish-dhëndri, ndërsa natën që ndodhi ngjarja ai e qëlloi të renë pas shpine me bukë në gojë dhe më pas u largua me shpejtësi, duke u fshehur në pyll.
“Dhe çdo natë kur ishte turn i dytë unë dilja sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Vajti ora 10:20, isha ulur te karrigia, nga frika që ka bërë terror në shtëpinë tonë, ishte hera e dytë që vinte në shtëpinë tonë me kallash, e prita vajzën, ishte me bukë në gojë, sa e pashë që do hapte derën e jashtme, se po prisja djalin, sa hapi derën thashë “mos ky do jetë Eltoni” me kallash. E mora me të mirë, para 10 muajsh ishe në burg, i thashë merre armën dhe kthehu, “ku është ajo më tha”, vajza më thotë ”ca është”, doli me pjatë në dorë. Nusja i tha “mos e godit atë se është shtazënë”, aty po dilte vajza tjetër dhe ia bëra me dorë largohu, ajo i tha “hajde se s’ke punë me ata po me mua’ dhe sa kthehu kurrizin e goditi”, rrëfen nëna.
Ditën e sotme Sabrina Bengaj do duhet të ishte duke festuar 23-vjetorin e lindjes.