Romina Lekaj, bashkëshortja e 49-vjeçarit Petrit Lekaj i cili verën e kaluar vrau me thikë vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrinën, ka fajësuar mjekët për ngjarjen e rëndë.
Sipas saj, mjekët nuk mundën të kapnin në kohën e duhur problemin mendor të Petritit, ndërsa ka treguar se shkon shpesh te bashkëshorti për ta vizituar.
“Dua të them se kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve për të diagnostikuar sëmundjen mendore tek im shoq dhe epideminë e drogës që po i merr frymën shtetit tonë, ku edhe fëmijët më të zgjuar bien pre. Shpresoj që kjo të jetë një thirrje zgjimi për të shpëtuar të tjerë fëmijë”, ka thënë ajo për “Daily Mail”.





