Tiranë, 27 qershor 2014 – Motori i përdorur në atentatin e biznesmenit Artan Santo nuk korenspondon me mjetin e të shoqëruarit nga policia. Familjarët e Klodian Gjozit deklaruan për gazetën “Panorama” se mjeti i përdorur në atentatin e biznesmenit Artan Santo nuk është i njëjtë më atë të djalit të tyre, Klodjanit, i cili u ndalua nga policia pak orë pas ngjarjes teksa ishte duke punuar në shtëpi së bashku me kushëririn e tij Saimir Gjozi, në fshatin Gjuricaj të Fushë Krujës.
Nëna e Klodianit rrëzon pretendimet e ngritura nga policia që motorri i cili është në pronësi të Klodianit të jetë përdorur nga ekzekutorët në atentatin e bizesmenit Artan Santo.
Xhevrie Gjozi, pohon se prej tre muajsh mjeti ndodhet në një autoservis “Liu”, në hyrje të aeroportit të Rinasit për ta shitur.
“Motori që është publikuar në media nuk është i njëjti me atë që ka djali im, ndaj ndalimi nga ana e policisë e cilësoj si të padrejtë”,- thotë Xhevrija.
Këta shtetas tashmë janë transferuar menjëherë për në Drejtorinë e Tiranës, ku po merren në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





