Një tjetër fëmijë ka rënë viktimë e Tik Tok, pasi ka provuar sfidën e “Blackout”.
Lauryn Keating, 30 vjeç, gjeti djalin e saj 14 vjeç pa ndjenja në dhomën e tij në Cumbernauld. Sfida vdekjeprurëse i inkurajon njerëzit të mbajnë frymëmarrjen e tyre derisa të bien pa ndjenja. Kjo mund të shkaktojë nivele të ulëta të oksigjenit në tru që mund të çojë në konvulsione, lëndime serioze ose vdekje.
Nënë e djlait është e shkatërruar dhe u bën thirrje gjithë prindërve që të tregohen të kujdeshëm më femijët e tyre.





