Një foshnje 3-muajshe ka ndërruar jetë në Krumë të Hasit. Në një njoftim për mediat policia bë me dije se njoftimi është marrë nga nëna e foshnjës.
Dyshohet se fëmija ka humbur jetën për shkak të asfiksisë pasi në dhomë ishte lënë rezistenca ndezur.
Burime bëjnë me dije se nëna e fëmijës me inicialet G.P vuante nga depresioni dhe nuk ishte treguar e kujdesshme me të.
Po ashtu mësohet se i ati i fëmijës i kishte braktisur dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja e gjendjes depresive të gruas.
Njoftimi i Policisë:
Has/ Informacion paraprak
Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.





