Një avion është kthyer mbrapsht në aeroport pasi një nënë u kujtua që kishte harrur fëmijën e saj në terminal.

"Saudi Airlines" ishte nisur në fluturim nga Jeddah, Arabinë Saudite, për në Kuala Lumpur, Malajzi.

Por nëna u kujtua në avion se kishte lënë fëmijën në terminal dhe iu kërkoi pilotëve te ktheheshin për ta marrë.

Rrethanat në të cilat nëna harroi fëmijën në aeroport janë të paqarta.

Nga kjo pakujdesi e paprecedentë, fluturimi u vonua me 45 minuta.