Rusi, 7 maj 2014 – Nga pamjet filmike të fiksuara nga një telefon celular, shfaqet qartë momenti, kur një nënë në Rusi detyrohet të hedhë të dy fëmijët e saj nga dritarja, pasi pallati ishte në flakë dhe hyrja e aparamentit ishte bllokuar.

Mila Aksakova, 36 vjeç, hodhi fëmijët Vanya, 4 dhe Natalya, 13, nga kati i katërt i pallatit, në tentativë për t’i shpëtuar ata. Poshtë ishin mbledhur disa komshinj, që i prisnin fëmijët me disa çarçafë të tendosur.Vetë ajo nuk u hodh, nga frika se mos ndoshta çarçafët poshtë nuk e mbanin.

Për fat ajo u shpëtua në kohë nga zjarrfikësit, ndërsa apartamenti ishte mbushur plot me tym. Aksakova u shoqërua për në spital dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/