Një 23-vjeçare nga Karolina e Jugut është arrestuar për vrasje pasi helmoi vajzën 17-muajshe. Ajo e ushqeu të bijën me sasi të mëdha kripe, vdekjeprurëse për fëmijët e vegjël, pasi veshkat e tyre nuk janë zhvilluar ende.
Por ajo që ka shokuar më tepër nga kjo vrasje e paprecedentë, është se 23-vjeçarja e ka bërë këtë për të fituar vëmendjen e bashkëshortit, i cili nuk jeton më me të. Siç duket, ajo kërkonte që ai të kthehej për tu kujdesur për vajzën, por ajo nuk arriti të mbijetonte.
Associated Press shkruan se pediatri i vajzës së vogël ishte prej kohësh i shqetësuar, pasi kishte vënë re se ajo nuk po zhvillohej. Por nëna e saj injoroi kërkesat e mjekëve për një ushqyerje më të mirë të fëmijës së saj.
23-vjeçarja ka edhe dy fëmijë të tjerë, një prej të cilëve motra binjake e vajzës që helmoi, të cilët tani janë në kujdestari të shërbimeve sociale shtetërore.





