Nëna e vajzës katër vjeçare, së cilës i ishte rrëmbyer e bija, nisi të ndjekë rrëmbyesin me automjetin e saj, duke u ndihmuar dhe nga policia që ta kapte atë. 

Vajza luante në oborr e ndërtesës në Albakeri kur një grup të rinjsh e panë rrëmbyesin dhe thirrën menjëherë nënën e saj. 

Familja lajmëroi policinë, kurse nëna menjëherë kërceu në makinën e saj dhe për 11 kilometra e ndoqi rrëmbyesin e të bijës duke mos e ditur nëse vajza vërtetë mund të ishte apo jo në makinën e tij.

Fëmiu është gjetur në afërsi të shtëpisë jo e lënduar, njofton policia.

Nëna e ndoqi rrëmbyesin dhe në fund e goditi me makinën e saj në një udhëkryq.

Rrëmbyesi doli nga makina dhe vazhdoi të ikte në këmbë. 

Policia lëshoi fletë-arrest për rrëmbyesin dhe vazhdoi të ndjekë dhe me helikopterë atë.

Më pas ai u kap dhe u identifikua. Bëhej fjalë për Dejvid Hernandes, 31 vjeçar kundër të cilit do të ngritet kallëzim penal për mitmarrje.