23 korrik 2015 – Djali në burg i kërkon nënës që t’i çojë në takimin e radhës dhe pak hashash, por policia e zbulon dhe tashmë nëna është në kërkim.
Kjo ngjarje ka ndodhur në burgun e Peqinit, ku mamaja 58-vjeçare e Drino Xhelos, 25 vjeç, në çantën e ushqimeve që kishte sjellë për të birin, kishte futur dhe kanabis sativa.
Nëna me iniciale F.F., që banon në Tiranë, më pas është larguar nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Peqin, por ka qenë policia e cila gjatë kontrollit të çantës me ushqime ka konstatuar drogën.
Sasia e drogës u sekuestrua, ndërsa policia e Elbasanit është vënë në ndjekje të nënës së të burgosurit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/