Vang Musijang, një grua 74 vjeçare nga fshati Ruiçijang, në krahinën kineze Xhinjangsi, ka 11 vite që mban mbyllur djalin e saj vrasës, në një kafaz prej metali të fortë, ndërsa mbrenda kafazit e ka lidhur edhe me zinxhirë.

Djali i saj, Vu Juagong, në vitin 2001 ka rrahur deri në vdekje një djalë 11 vjeçar nga i njëjti fshat, ndërsa vetëm një vit pas ngjarjes është liruar në shtëpi, sepse është konstatuar se vrasja ka ndodhur gjatë një “episodi psikotik”.

Nëna fatkeqe frikësohet se djali i saj përsëri do të kryejë krim të njëjtë.

Ajo në fillim u përpoq për të gjetur dikë që të ndërtojë një kafaz të fortë, i cili do të jetë i mjaftueshëm për djalin e saj, por të gjithë farkëtarët nga fshatrat përreth kanë refuzuar të bëjnë një gjë të tillë nga frika se djali i saj mund t’i sulmojë nëse lirohet nga kafazi.

Për këtë arsye, nëna ka qenë e detyruar që vet ta ndërtojë kafazin, kështuqë ka salduar shufra të rënda metalike.

“Derisa e kam bërë, kam qarë tërë kohën”, tregon nëna dhe shton: “"Pavarësisht të qënit i sëmurë mendor, pavarësisht se ai vrau një njeri, ai është djali im. Zemra më thyhej kur mendoja të ndërtoja kafazin në të cilin do ta mbyllja”, tha nëna.