Një grua irakiane është arrestuar pasi hodhi dy fëmijët e saj nga një urë në lumin Tigris për të ndëshkuar bashkëshortin.

Djali 3 vjeç dhe vajza 2 vjeçe mendohet se janë mbytur pasi trupat e tyre ende nuk janë gjetur, sipas mediave të huaja.

Pamjet e marra nga kamerat e sigurimit janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale dhe shkaktuan zemërim të madh.

Anëtarët e familjes thonë se nëna vrau fëmijët e saj për t’u hakmarrë pasi burri u divorcua nga ajo në fund të shtatorit.

Incidenti ndodhi në Urën Al-Aimmah në veri të kryeqytetit, Bagdad.