POLONI, 11 prill 2013 – Ka mbytur tre fëmijët e saj të porsalindur e më pas i ka futur kufomat në frigorifer. Është ky krimi për të cilin duhet të përgjigjet 42 – vjeçarja Lucyna D. nga Polonia. Sipas hetuesve gruaja e cila ka me bashkëshortin e saj edhe katër fëmijë të tjerë të moshës 22, 19, 15 dhe 6 vjeçare, tani rrezikon dënim të përjetshëm.

Sipas disa burimeve të porsalindurit, janë mbytur në vitet 2009, 2010 dhe 2013 dhe nëna e cila mund të vuajë nga probleme psikike, ka rrëfyer se i ka mbajtur trupat në frigorifer sepse nuk mund të ndahej dot prej tyre.

Në pranga ka përfunduar edhe bashkëshorti i saj. Policia ka zbuluar vrasjet makabre pasi një fqinj i tyre ka treguar. Ai është alarmuar pasi nuk ka parë asnjë foshnje pas muajve të shtatzënisë së Lucynas.