KORCË, 08 mars 2013– E ndërsa është bërë traditë që festa e 8 Marsit të festohet me buqeta me lule dhe dhurata pa fund, në Korcë një 27 vjecare nga fshati Marjan i Lekasit ka marrë si dhuratë për festën e nënës fëmijën e saj të dytë.
Kjo foshnjë është Marsida, një vajzë e shëndetshme, 4 kilograme e 150 gramë, e cili lindi ne te gdhire të dates 8 Mars, dhe u quajt Marsida nisur nga dita e festës. Leona Eliverta Mollaj ende në sallën e lindjes, mes të qarave të vogëlushes dhe përkujdësjes prindërore rrëfen për Neës 24 emocionet e lindjes në këtë ditë feste që simbolizon edhe ditën e nënave dhe grave, ndërsa nuk harron të falenderojë edhe mjekët për lindjen e saj që sic thotë ajo ishte e pa planifikuar.
"Jam e mrekulluar që marr një dhuratë të tillë për 8 mars. Ndihem shume e lumtur ,që në këtë dite feste që simbolizon festën e nënës unë bëhem nënë për herë të dytë. Ishte një lindje e paplanifikuar dhe kam vendosur ta quaj Marsida, nisur nga fakti që erdhi në jetë në këtë 8 Mars", tha Eliverta Mollaj.
Sakaq atmosfera ne maternitetetin e Korcës ofronte natyrshëm pamjen e festës në përkujdesjen e stafit mjekësor, ku veç buqetave me lule ishte përgatitur edhe një torte për të gjitha nënat që lindën në këtë ditë feste.





