Mbrëmjen e sotme vëllai i Bardhit ka hyrë në BB VIP, për të lajmëruar Bardhin se është nëna sëmurë dhe ndodhet në spital.
Ai ka treguar se ajo është shtruar për shkak të tensionit dhe madje kanë ardhur në Kumanovë nga Gjermania.
Kaq ka mjaftuar që Bardhi të vendosë të ndërpresë rrugëtimin.
Këngëtari menjëherë ka vendosur të largohet nga shtëpia, gjë që ka përlotur banorët.
Ndërkohë Sara, nga ana tjetër, ka thënë: Unë jam dakord dhe respektoj arsyen pse Bardhi po e bën dhe uroj që nëna të jetë mirë, por unë kam dëgjuar disa gjëra dhe nëse kjo situatë shkon ashtu siç ka menduar unë, nuk do të hesht. Kam rezervat e mia për palë të treta, që nuk janë familja e tij (duke nënkuptuar menaxherin e Bardhit).