Policia e Durrësit ka nisur procedimin dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për një nënë 39-vjeçare, e cila akuzohet se ka braktisur fëmijët e saj të mitur.
Sipas policisë, shtetasja me iniciale E.N., banuese në Durrës, më datë 03.09.2016 ka dalë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Durrësit për në Itali së bashku me fëmijët e saj të mitur G.N. dhe A.N., 11 e 9 vjeç. Pasi kanë mbërritur në shtetin fqinj, ajo i ka braktisur dhe është larguar në punën e saj.
Pas disa peripecive, mësohet se aktualisht dy vogëlushët ndodhen në Gjermani, ndërsa nëna e tyre është kthyer në Shqipëri.
Pas kthimit një ditë më parë në port, rezultoi se ajo ishte në kërkim, dhe tashmë do të duhet të përballet me drejtësinë.





