26 maj 2015 – Një nënë e re 24 vjeçe është gjetur duke luajtur në një park lojërash në La Plata Maryland, së bashku me fëmijën e saj të vogël 3 vjeç, i cili ishte i vdekur.

Dyshohet se nëna e re, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, ka qëndruar në park gjithë natën duke luajtur me vogëlushin e vdekur.

Policia e Maryland-it ka cituar se ata kanë marrë një telefonatë anonime duke i shpjeguar se në park është vënë re një grua e cila luan për një kohë të gjatë me një fëmijë, zërin e të cilit nuk e kishte dëgjuar askush.

Kështu ata shkuan në vendngjarje dhe zbuluan fëmijën e vdekur, të cilin e morën për të kryer të gjitha ekspertizat, teksa gruaja është dërguar në spital, pasi mendohet se mund të ketë kaluar ndonjë çrregullim mendor.

 

Për këtë rast të pazakontë, nuk janë dhënë ende detaje të tjera, shkruan "Daily Mail".

 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/