Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Librazhdit, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës.
Policia kanë bërë me dije se fëmija i mitur është dërguar menjëherë në ambientet e spitalit të Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se nëna e fëmijës, pasi është divorcuar, është larguar në drejtim të Elbasanit, ndërsa ka lënë në banesë fëmijën.
Gjatë momentit të largimit të saj, fëmija ka dalë në ballkon duke e kërkuar, dhe më pas ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar.





