SHBA, 15 qershor 2014 – Një nënë nga Florida është ballafaquar me vrasësin e së bijës në gjykatë këtë javë, dy vite pasi vajza e saj 13 vjeçare ishte qëlluar për vdekje brenda autobusit të shkollës. Mirëpo, veprimi që ka bërë ajo në gjykatë, kur është ballafaquar me vrasësin e të bijës, i ka mahnitur të gjithë.

Ajo iu afrua djaloshit të ri, i cili kishte vrarë vajzën e saj pa qëllim dhe e përqafoi fort. “Në 20 vite kam pasur lloj-lloj rastesh në këtë gjykatë. Mirëpo kurrë nuk kam menduar se do të vijë dita kur një nënë do të përqafoj vrasësin e vajzës së saj”, ka thënë gjykatësi Sue Venzer.

16 vjeçari Jordyn Howe në vitin 2012 kishte marrë revolen e babait të tij dhe aksidentalisht e kishte shkrepur duke lënë të vrarë 13 vjeçaren Lourdes, e cila më pas ndërroi jetë në spital.

Edhe pse Jordyn është shpallur fajtor, falja nga nëna e viktimës ka bërë që ai të mos futet më burg për këtë gjë. “Ne mund të bëjmë ndryshime për të ndihmuar fëmijët tanë. Jordyn ishte shoku i vajzës sime dhe e di që ajo nuk do të dëshironte më të keqen”, ka thënë nëna e Lourdes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/