Nëna zemërthyer i një motoçiklisti 22-vjeçar, i cili vdiq në një aksident në Isle of Man, Britani  ka publikuar një video, ku duket momenti i fundit i jetës së djalit të saj.

Videon e ka publikuar si paralajmërim për motoçiklistët e tjerë që të kenë kujdes.

“Krahët e mi dhembin çdo ditë për të mbajtur djalin tim”, ka thënë nëna e 22-vjeçarit.

I riu vdiq në 30 gusht 2015, duke udhëtuar me motor. Fatkeqësisht ai u përplas duke bërë që motori i tij të merrte flakë dhe ai të ndërronte jetë.