Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun e Lezësh, Albina Deda shkruan në faqen e saj në Facebook se një prej viktimave të sulmit në Myhin të Gjermanisë ka nënën nga Rrësheni. Deda i shpreh ngushëllime nënës së Sabina Sulajt, Lolës, e cila është e martuar në Kosovë.

Statusi i Albina Dedës:

E dashur Lola Tuci! Ngushellime!
Kur mesova lajmin per humbjen e Sabines vajzes tuaj nga nje sulm terrorist, ndjeva nje dhimbje shume te madhe!
Nje stuhi, nje humbje kaq e tmerrshme per ty Lola!
Por edhe per ne!
Per gjithe Rreshenin!
Sapo u mor vesh te gjithe u pikelluam!
Nuk gjej dot fjalet e duhura per te ngushelluar se jam vete nene, dhe dhimbja s’mbaron kurre per nje nene.
Jam me ty, me dhimbjen tende! Jam atje me mendje e me zemer dhe ju dergoj lutjet e mia per Sabinen, engjellin tuaj.
Sot lotet e tua jane te bashkuara dhe me te mijat, me te gjithe Rreshenit qe te deshen dhe te respektuan e sot lotojne per Sabinen.
Zoti ju forcofte!
Shpirti i ndricofte ne parajse
U prehte në paqe!