Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Lajmi është dhënë nga ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, e cila bën të ditur se fëmijët kanë marrë dhe çekun e bebes prej 360.000 lekësh të reja.
“Gëzim i trefishtë për familjen Qema nga Hasi, me ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja.
Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë. #FëmijëtTëParët”, shkruan ministrja.