David dhe Brendan prej kohësh janë të lidhur dhe shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin.
Pas disa vitesh çifti kishte vendosur të adoptonte një fëmijë, por në Australi adoptimet nga homoseksualët janë shumë të vështirat. Tentativat e tyre kishin shkruar kot, duke mos arritur asnjë rezultat.
Kështu, motra e Davidit, Ashlee doli vullnetare si nënë surrogate. 30-vjeçarja kishte vendosur të mbante dhe të lindte fëmijën e vëllait të saj.
Ajo solli në jetë një djalë në fillim të muajit qershor të vitit 2016.
“Ka shumë që mendojnë, se ajo që unë bëra është mjaft e çuditshme, por për mua ishte një nder i madh të lindja fëmijën e vëllait tim”- përfundon 30-vjeçarja për mediat australiane.





