Angli, 16 prill 2014 – “Ngel shtatzënë, kështu mund të mbahesh nga shteti dhe do kemi një jetë më të lehtë”. Është kjo këshilla që një grua angleze, Sinead Clarkson i dha vajzës së saj, pas eksperiencës së kaluar në jetë.
Gruaja, nënë e dy fëmijëve, mbeti shtatzënë në moshën 15 vjeçare dhe kështu nuk ka punuar asnjëherë, duke marrë një asistencë mujore prej 1200 sterlinash, para të cilat jepen për kujdesjen ndaj fëmijëve.
Melissa, vajza e saj 20 vjeçare aktualisht është shtatzënë dhe familja merr kështu një tjetër bonus prej 400 sterlinash në muaj, dhe një vend strehimi në një shtëpi popullore.
“Sigurisht që nuk është faji im, por i sistemit. Pse duhet të punoj për të jetuar në mizerje, kur shteti mund të më mbajë. Këshillova vajzën time që të lindte një fëmijë në mënyrë që të jetonte më mirë. Unë nuk kam punuar kurrë deri më tani që jam 36 vjeç. Jeta ime është pa stres”,- shprehet Clarkson.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





