SHBA, 28 prill 2014– Nga frika se mos e linte i dashuri mbyt fëmijën e porsalindur. Ndjenja e frikës e ka kthyer një 18 vjeçare nga Çikago në një vrasëse gjakftohtë.

Vajza e re, Ana Rosa Mora e ka lindur djalin e saj në banjo, e ka futur në një qese plastike dhe më pas e ka hedhur në një qoshe afër shtëpisë së saj. Më pas është shtrirë të flejë.

Fëmija është gjetur i vdekur disa orë më vonë nga një murator. Vajza është paraqitur të hënën në shkollë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kur shokët e klasës e kanë pyetur për fëmijën, ajo u ka treguar foton e një bebeje të shkarkuar nga interneti.

Vajza kishte ngelur shtatzënë me të dashurin e mëparshëm dhe i trembej faktit se i dashuri aktual mund ta linte kur të shihte ngjashmërinë me të.

Ajo e tradhtoi veten, pasi pyeti mësuesit nëse policia mund ta zbulonte identitetin e nënës së foshnjës së vdekur nëse bëhej analiza e ADN-së. Një nga mësueset dyshoi dhe njoftoi policinë.

Ana Rosa Mora nuk mundi të gënjente para hetuesve, kështu që pranoi gjithçka. Ajo ishte një studente shumë e përgatitur dhe kishte fituar të drjetën për të studiuar në universitet.

Tashmë i duhet të përballet në gjykatë me akuzën e vrasjes.   

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/