Një nënë është vrarë nga policia, pasi ajo qëlloi për vdekje në mes të rrugës dy vajzat e saj në Teksas mbrëmjen e kaluar.

Nëna 42 vjeçe Christy Sheats,  qëlloi mbi vajzat e saj Madison Sheats 17 vjeçe dhe Taylor Sheats 22 vjeçe.

Sipas policisë, shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë një zënke mes tyre dhe pas kësaj nëna ka qëlluar me armë vajzat e saj.

Në momentin që policia mbërriti në vendngjarje gjeti të vdekur vajzën e madhe. Vajza e dytë u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq humbi jetën. Nëna u qëllua nga oficeri i policisë, pasi refuzoi të hidhte pistoletën përtokë.