Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në distriktin Akyazi të Sakaryas, në Turqi, ku nëna ka vrarë me plumb në kokë fëmijën e saj në bark.
Sipas “Hurriyet”, 34-vjeçarja me iniciale G.K. po i hiqte nga brezi pistoletën me leje bashkëshortit të saj, kur arma është shkrepur. Nëna u plagos në bark, dhe si pasojë fëmija vdiq ende pa ardhur në jetë.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe gruaja 8 muajshe shtatzënë u dërgua menjëherë në spitalin shtetëror të Akyazit, por pas ekzaminimeve u pa se plumbi kishte goditur në kokë fëmijën.
Gjendja e nënës mbetet e rëndë, ndërsa xhandarmëria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.