FRANCE– Ngjarja ndodhi pak kohë pasi burri i saj ishte vetëvrarë.
Tragjedi në Francë. Një nënë ka mbytur 3 fëmijët e saj, më e madhja vetëm 3 vjeç dhe me pas është vetëvrarë.
Është ky fundi tragjik i një gruaje që ka shkatërruar familjen e saj, pak kohë pasi burri i saj ishte vetëvrarë.
Sipas hetuesve francezë, akti makabër i gruas ishte anoncuar nga vetë ajo pak kohë më parë.
Gruaja që jetonte në një qytet të vogël në qendër të Francës, afër Niort, i kishte dërguar familjes së saj një mesazh, ku u bënte të ditur qëllimet e saj.
Kanë nisur ndërkohë hetimet për shkaqet që e çuan gruan të ndërmarrë këtë akt tragjik.