Pasja e fëmijëve iu kushton nënave 11 vjet jetë. Sipas një studimi amerikan, fakti i të bërit nënë sjell shkurtimin e telomerëve tek një gruaje me rreth 4.2%. Këto janë “kapele” që rrethojnë pjesën e terminalit të kromozomit dhe e mbrojnë atë nga përkeqësimi.

Telomeret janë segmente të specializuara të materialit gjenetik që veprojnë si mbrojtëse në fund të çdo fije të ADN-së, për të parandaluar shpërbërjen e saj. Por telomeret shkurtohen natyrshëm me kalimin e kohës dhe kjo shkakton plakje.

Efekti i fëmijëve në shkurtimin e telomere është më i madh se ai i pirjes së duhanit dhe i trashjes, i treguar në studime të tjera.

Anna Pollack e Universitetit George Mason, autore e studimit të publikuar në "Riprodhimi Njeriut", tha se është befasuar nga rezultatet. Studiuesit mendojnë se kjo është e lidhur me stresin e rritjes së fëmijëve.

“Nuk po iu themi grave që të mos kenë fëmijë,” thotë studiuesja në Daily Mail.

Ekipi i Universitetit George Mason analizoi 1,505 gra të moshës nga 20 deri në 44 vjeç në një studim kombëtar. 444 prej femrave nuk kishin fëmijë dhe analizat treguan se ato ishin 11 vjet më të reja se nënat.