Raporti i Borxhit publik me PBB-në shënoi rritje në 6-mujorin e parë të vitit aktual për herë të parë që nga viti 2020 edhe pse nënçmimi i fortë i euros në dy vitet e fundit ishte në favor të lehtësimit të detyrimeve të jashtme.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë së në janar-qershor 2021, tregojnë se borxhi publik arriti në 64.78 % të PBB-së nga 64.58 % me një rritje 0.2 pikë për qind në krahasim me fundin e vitit. Edhe pse modeste rritja tregon për një shmangie nga objektivi kryesor fiskal që e planifikon me rënie raportin borxh/PBB.

Rritja në vlerë ishte e lartë, pasi detyrimet totale arritën në mbi 1,4 trilionë lekë ose 31 miliardë lekë (300 milionë euro) më shumë se në fundin e vitit. Totali i borxhit erdhi në rritje pas emetimit të një Eurobondi të ri me vlerë 600 milionë euro në fillim të muajit qershor.

Të dhëna me të detajuara tregojnë se borxhi në raport me PBB-në shënoi rritje për detyrimet e brendshme në 35.06 % të PBB-së nga 34.32 për qind që ishin në fund të vitit, ndërsa detyrimet e jashtme arritën në 29.7% e PBB-së nga 30.2% që ishin në fund vitit.

Të dhënat referojnë se, nënçmimi i euros ndaj lekut ka mundur të frenojë efektin negativ nga rritja e normave të interesit. Në vitin 2021 normat e interesit të Bankës Qendrore Europiane ishin negative, ndërkohë aktualisht është rreth 3.75 %.

Shërbimi i borxhit gjatë pjesës së parë të vitit arriti në 40,1 miliardë lekë rreth 400 milionë euro, nga të cilat 20.7 miliardë lekë ishin interesa dhe 19,4 miliardë lekë.

Sipas Buxhetit 2023, treguesit kryesorë fiskalë paraqiten si më poshtë. Deficiti buxhetor përllogaritet në rreth 55.5 mld lekë, në konsolidim nga viti 2022 kur përllogaritej në 83.9 mld lekë, kryesisht si rezultat i rritjes së të ardhurave.

Huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 45% të deficitit (25 mld lekë). Eurobondi (komponent i huasë afatgjatë në financimin e huaj) pritet të emetohet me një vlerë indikative prej 600 mln Euro.

Totali i emetimeve pritet të jetë rreth 380.5 mld lekë gjatë vitit 2023. instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë pritet të jetë bono e thesarit 12-mujore. Tremujori me emetime më të larta pritet të jetë T1-2023./Monitor

Burimi: Ministria e Financave