Nëndrejtoresha e shkollës “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të sqaruar çështjen e diplomës së Këlliçit. Ajo është paraqitur rreth orës 10:55 pa praninë e një avokati mbrojtës, dhe arsyet e paraqitjes së saj ende nuk janë bërë publike.

Ky zhvillim vjen pas denoncimit të bërë disa kohë më parë nga Belind Këlliçi, i cili akuzoi se nuk disponon një diplomë të vlefshme nga Instituti “Harry Fultz”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e këtij institucioni kanë reaguar, duke theksuar se pretendimet e Këlliçit nuk janë të vërteta, pasi ai nuk ka mbaruar shkollën e mesme në këtë institucion. Hetimet janë ende në vazhdim për këtë çështje delikate.