Një 28-vjeçar është arrestuar në Britaninë e madhe, i akuzuar për vrasjen e një nëne të re dhe vajzës së saj.

Chris Boon ishte burri i gruas së vrarë dhe njerku i vajzës së saj.

31-vjeçarja Laura Mortimer dhe vajza e saj Ella Dalby janë gjetur të vdekura në krevat nga policia, në orën 04.50, në Gloucester.

I dyshuari ishte larguar nga skena e krimit, por është arrestuar nga policët, të cilët kanë parandaluar tentativën e vetëvrasjes nga ana e tij.

Çifti ishte martuar disa vite më parë dhe dukeshin të lumtur, sipas fqinjëve.

Përpara vrasjes makabre, Laura kishte shkruar në Facebook se e donte jetën, pavarësisht se çfarë ndodh.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që çoi të dyshuarin në krimin e rëndë.