Mediat ruse vijojnë t’i kushtojnë vëmendje ngjarjes së rëndë të regjistruar në Qerret të Kavajës, mbrëmjen e djeshme, ku humben jetën në një hotel 4 shtetas rusë.

Së fundmi, ato kanë publikuar edhe fotot e dy grave që humben jetën. Në foto, sipas mediave ruse, janë nënë e bijë, Nataliia dhe Ekaterina Burenkova, ndërsa ende nuk janë publikuar fotot e dy burrave që humbën jetën bashkë me to, Sergei Burenkova dhe Nikita Belousov.

31 vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë. Të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike.

Ngjarja nuk është zbardhur plotësisht, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë./Gazetashqip