29 shtator 2015 – Nënë e bijë kishin marrë një lokal me qira në Kukës dhe e kishin shndërruar në një ambient ku prostituonin.
Në sajë të operacionit të koduar “Klienti”, policia i kapi në flagrancë dhe i vuri prangat Drita Cërrikut 41 vjeçe dhe Anila Cërrikut 20 vjeçe (nënë e bijë). Gjithashtu, dhe një shtetase tjetër, N.P. 36 vjeçe, po procedohet për ushtrim prostitucioni.
Ndërsa, mbi nënën dhe vajzën e saj rëndojnë akuzat “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” .
/S.L. portali DurresLajm/