Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja makabre e ndodhur në Tetovë, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesën e tyre, teksa babi me djalin në gjendje të rëndë.

Mësohet se autori i vrasjes së gruas dhe vajzës së mitur, vetëm 4 vjeç, është kryefamiljari, i cili po ashtu plagosi djalin e tyre 9 vjeç. Pasi ka qëlluar me armë zjarri familjarët e tij, ai ka gjuajtur dhe veten me qëllim që të kryente vetëvrasje. Megjithatë, ai dhe djali janë ende gjallë, edhe pse në gjendje të rëndë.

Personi i parë që ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur trupat e gjakosur, ka qenë nëna e gruas, e cila ishte shqetësuar pasi e bija nuk i kishte hapur telefonin. e tmerruar ,ajo ka lajmëruar policinë, e cila ka mundur të zbulojë se çfarë kishte ndodhur.

Nuk dihen ende detaje mbi shkaqet që e çuan kryefamiljarin deri në këtë veprim të rëndë, por pritet që gjendja e tij të përmirësohet dhe të merret në pyetje nga policia.

Njoftimi i policisë së RMV:

Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja.

Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.