Spanjë, 13 maj 2014 – Një ngjarje e rëndë u shënua në veri të Spanjës pasditen e të hënës. Një politikane e njohur u qëllua për vdekje nga nëna e bijë, ndërkohë që po shëtiste. Sipas BBC, Isabel Carrasco, që drejtonte këshillin bashkiak në Leon, u vra duke kaluar urën.

Mediat spanjolle thonë se kanë arrestuar gruan dhe vajzën e një inspektori lokal policie. Dyshohet se krimi erdhi për hakmarrje. Vajza ishte pushuar nga puna që kishte në këshillin bashkiak.

Mendohet se krimin e kanë kryer me armën e babait. Ende nuk dihet se kush qëlloi mbi politikanen, nëna apo bija.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/