Nënë e bijë u vranë tragjikisht nga një person në shtëpinë e tyre në Britani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sussex të Britanisë së Madhe ku dy gra mbetën të vrara dhe dy të tjera u dërguan në spital në gjendje shoku.
Mediat vendase shkruajnë se autori i kësaj masakre është arrestuar nga oficerët e policisë pas dy orësh e ndërsa dyshohet se autori kishte lidhje me viktimat. Heather Whitbread, 53-vjeç dhe vajza e saj Michelle, 32-vjeçe u qëlluan në shtëpinë e tyre në në orët e vona të së premtes.
Autori i dyshuar fillimisht tentoi t’i ikte policisë, por nuk ia doli dhe u arrestua.
The Sun raporton se autori dyshohet se është ish-partneri i vajzës tjetër të 53-vjeçares Heather Whitbread. Dyshimet janë se shënjestra e 35-vjeçarit ka qenë pikërisht vajza e vogël Raven, 24-vjeç, e cila ishte shtatzënë.