Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së Parë për Havier Dobin, djalin e pastrueses Rozeta Dobi, pasi nënë e bir akuzohen për vjedhjen e një shume të madhe parash në banesën e ish-zyrtares në Kryeministri, Alda Klosi.
Apeli ka lënë në burg 23-vjeçarin duke mos i pranuar kërkesën për ndryshim mase.
Rozeta Dobi e pranishme ne senacë bashkë me të birin Havierin, por nuk ka pasur kërkesë për ndryshim mase. Mësohet se Rozeta ka pranuar fajin për veprën penale, ndërsa ka pretenduar se është vetëm ajo përgjegjëse, duke u përpjekur për të lehtësuar pozitat e të birit.