Nënë Liza Marku ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn për veprën penale “shkatërrim i pronës publike” dhe “shpifjes”.

Nënë Liza për të njëjtat vepra penale ka kallëzuar edhe kryetarin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Mariglen Qaton. Kallëzimi penal u dorëzua sot në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Prej muajsh banorët e “Laprakës”, “Njësisë nr.4” dhe “5 majit” kanë protestuar por zëri i tyre nuk është dëgjuar aspak nga autoritetet. Ndërkohë shembja e banesave të tyre para disa muajsh është shoqëruar me përplasje të forta mes banorëve dhe policisë.