Një 36-vjeçare nga Xhafzotaj, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës largimin nga banesa të vajzës së saj.
Sipas denoncimit të bërë nga shtetasja G. I., 36 vjeçe, vajza e saj, F. I., është larguar dhe nuk ka komunikuar më me ta.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja G. I., 36 vjeçe, banuese në Xhafzotaj Durrës, se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja F. I. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.