Aktorja e famshme turke Meryem Uzerli pak kohë më parë njoftoi se do bëhej nënë për herë të dytë. Ylli i kinematografisë turke zbuloi se ishte 5 muajshe shtatzënë dhe në pritje të një vajze.

Ajo ka edhe një vajzë 7-vjeçare, Laran, e cila është fryt i marrëdhënies së saj me biznesmenin turk Can Ates. Ndërsa babai i fëmijës së dytë mbeti misterioz, pasi aktorja nuk dha detaje të mëtejshme rreth jetës së saj personale.

Pasi u kritikua për shkelje të vlerave tradicionale familjare për lindjen e fëmijëve me partnerë të ndryshëm, Meryem Uzeri reagoi duke thyer heshtjen për partnerin e saj misterioz.

“Hyrrem” zbuloi se i dashuri i saj është amerikan dhe është zhvendosur për të jetuar së bashku me të në Berlin. 

“Fëmija është një dhuratë nga Zoti dhe askush nuk ka të drejtë të gjykojë askënd,”– u shpreh ajo, duke iu përgjigjur kritikave.

Meryem Uzerli mori përkrahje nga ndjekësit e saj që i uruan shtatzëni të mbarë dhe jetë të lumtur me partnerin e ri.