Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi u bë nënë për herë të dytë pak muaj më parë. Ajo dhe bashkëshorti, Theodhori Cami u bënë prindër të një djali.

Laura është treguar e rezervuar me daljet e saj në publik, por së fundmi është fotografuar nga “Bordo.al”, në promovimin e librit të ish-deputetes Grida Duma.

Vorpsi u shfaq e veshur me një kostum bezhë dhe flokët e lëshuar. Edhe pse ka pak kohë që është bërë nënë, Laura është shfaqur në formë fizike të shkëlqyer. Kujtojmë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë prindër edhe të një vajze 3-vjeçare.