Anisa Kostani, emri i nënkomisares mund t’ju tingëllojë mjaft i njohur, pasi zuri titujt kryesorë të mediave pak muaj më parë me kërcënimin e saj të hapur për gazetarët se do “do përfundoni nën rrota”.
Pas kësaj erdhi edhe pezullimi i nënkomisares nga nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Por Kostani u rikthye në detyrë shpejt dhe tashmë edhe me 21 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, të cilëve u ekspozon vazhdimisht jetën e luksit nga makinat e shtrenjta apo udhëtimet e shpeshta.
Së fundmi ajo ka dhuruar spektakël kërcimet e saj dhe lëvizjet provokuese.