Dy nënkryetarët e rinj të LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari deklarojnë se Ilir Meta do jetë kryeministër në vitin 2017.
Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ata thanë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 e gjithë LSI-a synon atë rezultat, që Ilir Meta të jetë kryeministër i Shqipërisë.
“Nuk është diçka sekrete, por ne të gjithë synojmë që Meta të jetë shefi i qeverisë pas zgjedhjeve”, tha Mehmetaj.
Sipas saj, është bindje që LSI do rrisë në mënyrë të ndjeshme votat, rrjedhimisht kjo do të sjellë që Meta do jetë kryeministër.
Sipas deputetes më të re në Kuvend, pika më e dobët e kryeministrit Edi Rama është arsimi, për të cilin sipas saj nuk janë mbajtur premtimet e bëra.
Po cila është arsyeja, ishte pyetja e gazetarit Qafoku dhe përgjigja e Mehmetajt ishte në formë batute. “Rama ka vite që është larguar nga mësimdhënia dhe duke u larguar nga arsimi nuk ka si të jesh koherent me të”.





